Filmi i ri i Cage, do të jetë në rolin e vetes së tij

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2019, 10:48 | Showbiz
Filmi i ri i Cage, do të jetë në rolin e vetes së tij

Nicolas Cage do të rikthehet në ekranin e madh, këtë here në rolin e vetes së tij. 55-vjeçari thuhet të jetë në fazën përfundimtare të bisedimeve me kompaninë “Lionsgate”.

Filmi do të quhet ‘Pesha e papërballueshme e një talenti masiv’, e sipas raportimeve mediatike, skenari është shkruar pa dijeninë e Cage.

Aktori mori një letër nga dy skenaristët Tom Gormikan dhe Kevin Eten, ku ju kërkua t’i bashkohej projektit dhe të interpretonte veten. Në prodhimin dramatik do të përfshihen skena nga filma te njohur te Cage si ‘’Leaving Las Vegas’’, ‘’Gone in 60 seconds’’ apo “Face-off”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos