Nuk duronte dot vëmendjen, e dashura 24-vjeçare braktis aktorin Johnny Depp

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2019, 08:55 | Showbiz

U lidh me Johnny Depp pavarësisht se aktori ishte më shumë se dy herë më i vjetër se ajo, por tani, 24-vjeçarja ruse Polina Glen ka vendosur të ndahet nga 56-vjeçari dhe të kthehet në vendlindjen e saj.

Sipas miqve, vajza nuk e duronte dot vëmendjen që i sillte lidhja me një yll Hollivudi.

Kur fillimisht u bë publike marrëdhënia mes tyre, dolën fotot e Glen kur ishte 17 vjeç, duke kërcyer mbi një banak në një klub të Shën Pjetërburgut.

Është thënë se Depp dhe Glen po mendonin të martoheshin pasi ajo u zhvendos në mansionin e aktorit, por tani gjithçka është anuluar.

“Ajo e urrente vëmendjen që po merrte nga kjo marrëdhënie, madje u frikësua”, thotë një burim për “Daily Mail”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos