Filmohet duke dhunuar të moshuarën me sklerozë, 6 muaj burg për punonjësen e azilit

Nga A2 CNN
24 Janar 2021, 13:02 | Bota

Një 29-vjeçare angleze është dënuar me 6 muaj burg pasi dhunuar të moshuarën me sklerozë, të cilës i shërbente në azil.

Pamjet e rënda janë publikuar nga autoritetet britanike, pasi u dha dënimi për Jenny Dady, e cila duhej t’i shërbente 69-vjeçares Liz Youngs.

Në pamje duket e reja që i shkul flokët gruas me sklerozë dhe e tërheq nga hunda. Në një rast, punonjësja kishte sjellë qenin me vete në punë dhe kafsha kishte gërvishur të moshuarën në këmbë.

Në vitin 2019, vajza e të moshuarës nisi të shqetësohej kur kishte parë shenja të vogla në fytyrën e nënës së saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos