Çmenduri në Spanjë, sulmuesi shënon dhe në sekondat e fundit i mohon golin portierit kundërshtar

Nga A2 CNN
7 Korrik 2020, 12:42 | Futboll
Çmenduri në Spanjë, sulmuesi shënon dhe në sekondat e

Një nga aksionet më të çmendura që është parë ndonjëherë në futboll ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen Sevilla-Eibar, e vlefshme për javën e 34-t të kampionatit spanjoll.

Në sekondat e fundit të takimit, portieri i vendasve u dëmtua dhe u detyrua të linte fushën. Duke qenë se Sevilla kishte përfunduar zëvendësimet, dorezat i mori sulmuesi Ocampos, i cili kishte shënuar golin e vetëm të ndeshjes.

Gjatë goditjes së këndit u krijua një rrëmujë e madhe në zonë dhe topi përfundoi në këmbët e Dmitrovic, portierit të Eibarit, i cili kishte mundësinë e artë për të barazuar rezultatin. Por, Ocampos tregoi reflekse të shkëlqyera duke pritur topin dhe duke shpëtuar ekipin e tij nga goli i sigurt. Menjëherë pas kësaj pritjeje, arbitri vërshëlleu fundin e ndeshjes.

Lucas Ocampos u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes me të drejtë, pasi jo vetëm që shënoi golin e fitores, por edhe realizoi pritjen që shmangu barazimin e kundërshtarëve. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=eXpISWoyMIQ

A2 CNN Livestream

Latest Videos