Ka mjaftuar një foto e postuar në Instagram nga Granit Xhaka për t’u shndërruar në një duel komentesh mes shqiptarëve dhe grekëve.
Në foton në fjalë, publikuar të hënën nga mesfushori i Arsenal, shoku i tij i skuadrës, Sokratis Papastathopoulos, kishte komentuar duke i thënë të flinte gjumë sepse gjithë ditën vetëm postonte fotografi, duke përdorur edhe fjalën greke “malaka”, që përdoret për ofendime, por edhe me shaka.

Përveç komenteve të tifozëve anglezë të Arsenal që pyesnin edhe për domethënien e fjalës, komenti i Sokratis shkaktoi edhe debate, shpesh edhe fyese mes mbështetësve shqiptarë të lojtarit të Zvicrës dhe atyre grekë.
Sokratis nuk ka luajtur ende për Arsenal që prej rinisjes së Premier League, ndërsa Xhaka ka zënë një vend titullari në formacionin e Mikel Arteta-s, pasi në fillim të sezonit humbi shiritin e kapitenit pas një sherri me tifozët. (A2 Televizion)