
Rritja alarmante e rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë është reflektuar edhe në futboll. Dy lojtarë të skuadrës së Vushtrrisë, që militon në kampionatin elitar, janë prekur nga Covid-19.
Konfirmimi erdhi nga presidenti i klubit, Bajrush Kajtazi, i cili njoftoi se dy futbollistë kanë simptoma dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi se sportistët e Vushtrrisë, por edhe dy skuadrat e fundit me të cilat ata janë përballur, Ballkani dhe Flamurtari do t'i nënshtrohen testeve të tamponit.
Megjithë situatën e krijuar Superliga e Kosovës nuk rrezikon të ndërpritet. (A2 Televizion)