Finalja e Conference League, Tirana në "shtetrrethim", masa të shtuara edhe në Portin e Durrësit

Nga A2 CNN
25 Maj 2022, 08:27 | Futboll
Finalja e Conference League, Tirana në "shtetrrethim", masa

Tirana qëndron e mbyllur sot për shkak të organizimit të finales së Conference League me shkollat dhe administratën pushim.

Gazetari Armend Pire tregoi në "Dita jonë" detaje nga terreni, ku pas një nate të dhunshme nga të dy tifozeritë, kryeqyteti është gdhirë më i qetë.

Bllokim i rrugëve kryesore, kalim i pjesshëm dhe i linjave urbane, sheshi Skënderbej po përgatitet për një mbrëmje me argëtim dhe festë.

Masa të shtuara të sigurisë sot edhe në Portin e Durrësit. Gazetarja Elitjona Doko tha në "Dita jonë" se një numër i madh uniformash blu janë paraqitur për mbështetje, pasi qindra tifozë pritet të hyjnë nga ky port. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos