
Pas zhgënjimit në Europian, Franca dhe Spanja kanë shansin ta mbyllin vitin me një trofe. Dy skuadrat do të luajnë këtë të diel në San Siro, në finalen e Nations League.
Por, pas suksesit me Belgjikën, me përmbysjen e jashtëzakonshme dhe tre gola të shënuar në pjesën e dytë, blutë kanë marrë një lajm negativ.
Vetëm pak orë përpara sfidës, mesfushori Adrien Rabiot rezultoi pozitiv me covid-19 dhe është i detyruar të humbasë supersfidën e orës 20:45. Lajmi është konfirmuar nga federata franceze, e cila theksoi se mesfushori ka hyrë në izolim.
Lojtari nuk udhëtoi drejt Milanos, për të zhvilluar seancëne fundit stërvitore para finales, por qëndroi në Torino. Ai do të kryejë karantinën e detyrueshme dhe duhet të presë rezultatet e negativitetit, për tërinisur më pas stërvitjen me Juventusin.
Rabiot ishte titullar në gjysmëfinalen e fituar përballë Belgjikës, duke u zëvendësuar nga trajneri Deschamps në minutën e 75-të. Sipas rregullave të përcaktuara nga UEFA, përfaqësuesja franceze nuk do të jetë në gjendje ta zëvendësojë lojtarin e infektuar dhe do të ketë në dispozicion 21 lojtarë për finalen me Spanjën. (A2 Televizion)