Firma në kontratë, Milinkovic-Savic tek Al Hilal, pagë 20 mln euro në sezon

Nga A2 CNN
13 Korrik 2023, 12:11 | Futboll
Firma në kontratë, Milinkovic-Savic tek Al Hilal, pagë 20 mln

Tashmë është zyrtare: Sergej Milinkoviç-Saviç bëhet ylli i radhës që transferohet në Arabi.

Lazio pranoi ofertën e Al Hilal, nga e cila përfitoi 40 milionë euro nga shitja, ndërsa lojtari firmosi kontratën me pagë rreth 20 milionë euro në sezon.

Ai zhvilloi vizitat mjekësore dhe u prezantua menjëherë, për të luajtur në skuadër arabe deri në vitin 2026.

Milinkoviç-Saviç do të mbajë numrin 22 në shpinë, teksa në Riad do t'i bashkohet një tjetër ylli, mbrojtësit Kalidu Kulibalì. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos