Për vitin e tretë radhazi, Vllaznia do të matë forcat në arenën europiane. Kuqeblutë përballen me Lindfild në Irlandën e Verut në takimin e vlefshëm për turin e parë të Conference League.
Krahasuar me një sezon më parë, ekipi është i ndërtuar pasi kanë bërë shumë përforcime. Sipas trajnerit Migen Memelli, shkodranët i kanë të gjitha mundësitë për një rezultat pozitiv në Belfast. Tekniku pogradecar u shpreh se Vllaznia hyn në fushë vetem për të fituar pavarësisht vështirësive që kjo ndeshje ka.
“Përpos emocioneve, ajo që vlerësojmë është përgatitja e madhe që ka bërë skuadra në këto 30 ditë. Djemtë kanë pasur një përkushtim të një niveli të lartë. E parë kjo në këndvështrimin tonë, besojmë se do të bëjmë një performancë shumë të mirë. Ajo ç’ka më lind të them është se djemtë kanë punuar shumë mirë dhe jemi këtu për të bërë gjërat e duhura që në fund të gjithçka të vlerësojmë dhe të kemi qartësinë në këtë 90 minutësh të parë”, tha Memelli.
Krahë tij qëndronte kapiteni Esin Hakaj, i cili u shpreh optimist për ta nisur mbarë këtë kompeticion. Sipas tij fryma e grupit që shkodranët kanë, do të jetë çelësi i suksesit për kuqeblutë.
‘’Është viti i tretë në Ligën e Konferencës, kemi bërë mirëne që jemi dhe ata që kanë qenë. Do mundohemi të japim më të mirën shpresoj të dalim sa më mirë. Nuk kemi frikë, por ata kanë një ekip të mirë. Kemi lojtarë të mirë dhe nëse zbatojmë detyrat e trajnerit besoj që do të dalim mirë.’’
Dueli Linfield –Vllaznia do të luhet sot prej orës 20:45. (A2 Televizion)