
Egnatia është gati për debutimin historik në arenën europiane. Skuadra rrogozhinase luan për herë të parë në Evropë dhe do të përballet me armenët e Ararat në transfertë.
Pritshmëritë janë të larta edhe besimi është maksimal . Lajmi i keq për trajnerin Edlir Tetova është se nuk do të ketë sulmuesin më të mirë të sezonit të kaluar, brazilianin Xhekson që mbylli kontratën para ndeshjeve në Evropë.
Ka qenë vetë futbollisti që me anë të një postimi zyrtarizoi largimin e tij dhe shiriti i kapitenit tani do i kalojë Hysen Memollës.
Sa i përket pjesës tjetër të skuadrës në seancën e fundit stërvitore, grupi ishte i plotë dhe në dispozicion të trajnerit Tetova. Sfida Ararat-Egantia luhet sot në orën 17:00. (A2 Televizion)