Fiskalizimi, Ibrahimaj: Kostot mujore të mirëmbajtjes, 7-10 euro

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2019, 10:45 | Ekonomi
Fiskalizimi, Ibrahimaj: Kostot mujore të mirëmbajtjes, 7-10 euro

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, ka hedhur poshtë koston e publikuar nga kompanitë e kasave në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë për projektin e fiskalizimit.

Ajo ka dekalruar se Ministria e Financave nuk ka ende një shifër zyrtare se sa do të paguajë biznesi për fiskalizimin, ndërsa ka shtuar se kostoja mujore e mirëmbajtjes përllogaritet 7 deri në 10 euro. 

Sipas Delina Ibrahimajt, një pjesë e subjekteve do ta përfitojnë falas aplikacionin përmes të cilit do të gjenerojnë faturat në mënyrë elektronike, vendim i cili, sipas saj, do të miratohet nga Këshilli i Ministrave. 

Drejtoresha e Tatimeve ka kërkuar takim me përfaqësuesit e kompanive të kasave fiskale për të bërë një rivlerësim të kostove me të cilat do të përballet biznesi sa i takon firmës elektronike, kostove të pajisjeve që duhen për sistemin, si dhe kostot e mirëmbajtjes.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos