Fitër Bajrami në Kosovë, Tërnava: Mos braktisni vendin, angazhimin e kemi detyrim

Nga A2 CNN
21 Prill 2023, 09:27 | Kosova
Fitër Bajrami në Kosovë, Tërnava: Mos braktisni vendin,

Mijëra besimtarë myslimanë festojnë Fitër Bajramin në Kosovë. Manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë e madhe në Prishtinë. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, përcolli mesazhe paqeje, për angazhim në të mirë të Kosovës dhe lëshoi thirrje për të mos braktisur vendin.

“Braktisja e vendit nuk është zgjidhje e duhur, sidomos nga të rinjtë dhe ekspertët tanë. Jeta në këtë kohë nuk ka për qëllim kryesor e mision vetëm anën materiale. Dashtë Zoti vendi ynë me angazhimin tonë të bëhet vend ku jetohet e punohet me dinjitet. Vendi ynë merr peshë e kuptim vetëm me bijtë e bijat e saj atëherë kur i kemi shtëpitë tona plot, me bijë e bija, me nipa e mbesa, kur çerdhet e shkollat t'i kemi në funksion të edukimit e mësimit se në të kundërtën i mbetemi borxh vendit dhe brezave që vijnë. E kemi obligim ta duam dhe ta ndërtojmë vendin.”

NAIM TËRNAVA, MYFTI I KOSOVËS

Imami shtoi se mësimet dhe porositë gjatë muajit të Ramazanit duhet të na shoqërojnë edhe gjatë muajve të tjerë, ndërsa vendosi theksin te ruajtja e familjes së shëndoshë.

“Vetëm një familje e shëndoshë dhe e edukuar mirë është themeli për një komunitet e shoqëri me vlera e parime fisnike. Familja te populli ynë në vazhdimësi ka qenë institucioni më i besuar dhe më i çmuar, vlera këto të cilat duhen trazuar e ruajtur me xhelozi dhe duhet kultivuar ato te brezat e rinj.”

NAIM TËRNAVA, MYFTI I KOSOVËS

Me përfundimin e faljes së namazit të Bajramit, qytetarët në Kosovë nisën me vizitat tek të afërmit dhe miqtë e tyre. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/21/besimtaret-myslimane-festojne-fiter-bajramin-2/
https://a2news.com/2023/04/21/pamje-mbreselenese-si-dukej-sheshi-skenderbej-gjate-faljes-se-namazit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos