
Vllaznia fitoi bindshëm në ndeshjen e fundit përballë Flamurtarit në Vlorë, në ndeshjen e parë të rikthimit pas pandemisë, duke ulur tensionet në klub pas bojkoteve disaditore për mos marrjen e pagave.
Por një “rrufe në qiell të hapur” goditi klubin shkodran. Trajneri Mirsad Jonuz largohet nga klubi dhe arsyet ngelen ende enigmë. Ndërkohë që stafi i tij dhe futbollistët e prisnin në fushën e stërvitjes Jonuz nuk është paraqitur, duke e braktisur skuadrën. Sipas të dhënave kontrata e tij ka përfunduar në maj dhe ai ka vendosur të mos rinovojë më.
Kështu, në ndeshjen e ardhshme përballë Laçit, ekipin do ta drejtojë zv.trajneri Safet Osja deri në gjetjen e një trajneri të ri. (A2 Televizion)