Ministria e Shëndetësisë befason Tiranën, test tamponi pas ndeshjes kundër Ballshit

Nga A2 CNN
5 Qershor 2020, 17:46 | Futboll
Ministria e Shëndetësisë befason Tiranën, test tamponi pas

Tirana u detyrua të kryejë testin e tamponit pas ndeshjes së mesjavës në Ballsh ndaj Bylisit.

Pas problematikave të shkaktuara në fillim të sfidës, ku Instituti i Shëndetësisë kërkoi futjen në karantinë të skuadrës mallakastriote prej pozitivitetit të futbollistit Qardaku, tani radhën e patën kryesuesit e kampionatit.

Ministria e Shëndetësisë i dorëzoi një shkresë zyrtare klubit bardheblu, ku e njofton se i gjithë ekipi duhet t'i nënshtrohet testit të tamponit. Kjo, pasi futbollistët dhe stafi ishin të ekspozuar ndaj Covid-19 gjatë ndeshjes në Ballsh.

Analizat u kryen të shtunën, vetëm pak orë përpara ndeshjes në Gjirokastër me Luftëtarin.

Kërkesa e ministrisë duket sa e befasishme, aq edhe e pazakontë, sepse përpara rinisjes së kampionatit ky institucion miratoi protokollin sanitar, sipas të cilit nëse një futbollist del pozitiv me koronavirus dhe jo pjesa tjetër e skuadrës, atëherë ekipi do të vijojë aktivitetin, ndërsa vetëm sportisti i infektuar qëndron 14 ditë në izolim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos