
Eros Grezda është pezulluar për 4 ndeshje pasi goditi me grusht lojtarin e Rijekës, Antonio Colak, në parkingun e stadiumit. Ngjarja ndodhi pas ndeshjes së Kupës së Koracisë, Osijek-Rijeka.
Sulmuesi kosovar i Osijekut tha se futbollisti kroat e ofendoi si në aspektin personal, ashtu edhe në atë kombëtar.
Kodi i Etikës së futbollit kroat parashikon se nëse një lojtar godet fizikisht kundërshtarin, pezullohet 2 deri në 6 ndeshje. Nëse shkalla e dëmtimit është e rëndë, përjashtohet për 6 muaj nga futbolli. (A2 Televizion)