
Edhe pse është i huazuar nga Levante dhe mund të zgjidhte alternativat në merkato, Armando Sadiku i mbetet besnik ekipit të Malaga-s.
Sulmuesi shqiptar vendosi të mbyllë sezonin me andaluzët, pavarësisht se kontrata i përfundon më 30 qershor.
Madje, për të ndihmuar klubin që është në situatë të vështirë financiare, shqiptari i komunikoi drejtuesve se nuk do të jetë nevoja ta paguajnë, për ndeshjet që do të luajë përtej afatit të kontratës. “Nuk kisha aspak dyshime, dua të përfundoj punën e nisur.
“Jam shumë i lidhur me klubin dhe tifozët dhe do të vazhdoj të jap më të mirën, duke shpresuar se do të shënoj gola”, ishin fjalët e Armando Sadikut. (A2 Televizion)