Fitore e vështirë për Dortmund, rritet presioni për Bayern

Nga A2 CNN
22 Janar 2022, 17:26 | Futboll
Fitore e vështirë për Dortmund, rritet presioni për Bayern

Borussia Dortmund ka marrë një fitore të vështirë në transfertë përballë Hoffenheim me rezultatin 3-2, duke iu afruar kështu dhe më shumë kreut të tabelës.

Halaand, Reus dhe autogoli i Raum bëri që verdhezinjtë të harrojnë zhgënjimin e mesjavës në kupë ku u eliminuan nga St.Pauli i kategorisë së dytë.

Me këtë fitore Dortmund forcon pozitën në vendin e dytë të renditjes duke shtuar presionin ndaj Bayern Munchen që ndodhet vetëm 3 pikë përpara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos