Gjesti mbresëlënës në Holandë, “garda e nderit” për lojtarin që po lufton me tumorin

Nga A2 CNN
22 Janar 2022, 13:38 | Futboll
Gjesti mbresëlënës në Holandë, “garda e

Ajax-i fitoi 9-0 përballë Excelsior-it në Kupën e Holandës. Por, më tepër se ndeshja dhe rezultati, vëmendje në këtë ndeshje tërhoqi episodi i minutës së fundit të lojës.

Miqtë aktivizuan 20-vjeçarin Devin Plank, i cili prej disa kohësh ka nisur seancat e kimioterapisë, pasi po lufton me tumorin e kërcirit të këmbës.

Përpara aktivizimit të tij, lojtarët e dy skuadrave krijuan gardën e nderit, duke u rreshtuar në fushë dhe e pritën me duartrokitje. Një gjest i jashtëzakonshëm që konfirmon se futbolli nuk është thjesht një lojë. (A2 Televizion)

https://twitter.com/ManuHeredia21/status/1484509577890738180?s=20

A2 CNN Livestream

Latest Videos