Fitore me mundim e Interit, Mkhitaryan shënon supergol

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2023, 22:42 | Futboll
Fitore me mundim e Interit, Mkhitaryan shënon supergol

Një fitore të mundimshme ka marrë Interi në javën e 23 të Serie A, ku ka mundur me rezultatin 3-1 Udinezen.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të një penalltie nga Lukaku dhe pak para fundit të pjesës së parë miqtë barazuan me Lovric.

Interi u hodh në sulm për të mos pësuar një tjetër zhgënjim në kampionat dhe arriti ta gjente golin e avantazhit falë një supergoditje të Mkhitaryan në minutën e 73. Në të 90, Interi gjeti edhe njëherë rrugën e rrjetës me anë të Lautaros.

Tashmë zikaltërit kanë forcuar më tej pozicionin e tyre në vendin e dytë të klasifikimit, ndonëse lufta për kreun tashmë është shumë e vështirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos