Fitorja e së djathtës në Itali, Komisioni Europian kërkon bashkëpunim pas përplasjes publike

Nga A2 CNN
26 Shtator 2022, 17:01 | Bota
Fitorja e së djathtës në Itali, Komisioni Europian kërkon

Komisioni Europian shpreson të vendosë një marrëdhënie konstruktive me qeverinë e re të Giorgia Melonit, pavarësisht një përplasjeje publike gjatë fushatës elektorale. Mateo Salvini, kreu i partisë së ekstremit të djathtë Lega, dhe pjesë e aleancës konservatore të Melonit, e ka akuzuar shefen e Komsionit Europian, Ursula Von Der Lejen për arrogancë të turpshme lidhur me komentet që ka bërë në prag të zgjedhjeve.

Von Der Leyen pati thënë se do të ishte e gatshme të bashkëpunonte me qeverinë e re italiane, por paralajmëroi për pasoja nëse vendi do të shkëputej nga parimet demokratike. “Nëse gjërat shkojnë në drejtim të vështirë ne i kemi mjetet për t'u përgjigjur”, tha në atë kohë presidentja e BE. Por zëdhënësi I BE, Eric Mamer deklaroi në një konferencë për shtyp ditën e hënë se kahu ekzekutiv i bllokut e ka si parim bashkëpunimin konstruktiv me qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos