Fitorja me përmbysje e Japonisë ndaj Gjermanisë, “Holly e Benji” e kishin parashikuar

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2022, 09:17 | Futboll
Fitorja me përmbysje e Japonisë ndaj Gjermanisë, “Holly e

Japonia shkaktoi surprizën e dytë të madhe në Botërorin “Katar 2022”, duke fituar ndaj Gjermanisë në ndeshjen e parë të Grupit E.

Aziatikët përmbysën avantazhin e gjermanëve me dy gola të Doen dhe Asano, për të ëndërruar vazhdimin e aventurës në Botëror, ashtu siç bënë në vitin 2018.

Ditët e sotme, që janë shumë në modë parashikimet mbi ndeshjet e futbollit në televizion, fansat kujtuan episodin e serialit të famshëm japonez “Holly e Benji”, në të cilin parashikohej fitorja me përmbysje e Japonisë ndaj Gjermanisë.

Në serinë 31, kombëtarja japoneze e të rinjve fitoi titullin kampion ndaj gjermanëve, me përmbysje gjithashtu. 3-2 për Japoninë, në një ndeshje ku Schneider shënoi i pari, Tom Becker barazoi dhe më pas Mark Lenders shënoi të dytin, përpara se Schneider të barazonte 2-2. Por, në fund, Oliver Atom shënon me roveshatë golin e fitores. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=3xH0AnCUU2o
https://a2news.com/2022/11/23/tjeter-rezultat-surprize-ne-boteror-japonia-trondit-gjermanine/
https://a2news.com/2020/12/17/futbollistet-nga-te-cilet-eshte-frymezuar-seriali-i-animuar-holly-e-benji/

A2 CNN Livestream

Latest Videos