“Kongresi me demokratët do mbështesë më shumë Ballkanin’’, Serwer: I shqetësuar nga dhuna në Shqipëri  

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2026, 19:04 | Politikë

Profesori amerikan dhe eksperti i njohur i Ballkanit, Daniel Serwer, ka komentuar zhvillimet politike në rajon, pritshmëritë për rolin e Kongresit amerikan pas fitores së demokratëve në SHBA dhe protestat antiqeveritare në Shqipëri.

Në një intervistë për gazetaren Rosalba Bejdo, në emisionin “Rretheqark” në A2 CNN, Serwer u shpreh se Kongresi i ri amerikan mund të sjellë më shumë mbështetje për Ballkanin, duke future në “sitë” edhe bashkëpunimet e dyshimta.

“Mendoj se do të sjellë më shumë mbështetje për Ballkanin në këtë Kongres, por mendoj që ndryshimi që mund të sjellë mbetet për t’u parë. Kongresi s’mund të përfshihet në të gjitha çështjet e politikës së jashtme në një formë kaq të fortë. Mund të përfshihemi në disa çështje, por s’e besoj se Ballkani do jetë në nivele më të larta. Do të ketë një kontroll për sjelljen e disa ndihmësve të Trump, që kanë pasur marrëdhënie me Dodikun dhe përpjekjet e tij për lobim, ndoshta do të ketë mbështetje për studentët në Serbi”.

Duke u ndalur te protestat antiqeveritare në Shqipëri, profesori amerikan tha se është i shqetësuar nga episodet e dhunës, duke theksuar se ato nuk kanë justifikim dhe nuk i shërbejnë kauzës së protestuesve. Megjithatë, ai nënvizoi se në Shqipëri ekzistojnë një sërë çështjesh që kërkojnë përgjigje, veçanërisht ato që lidhen me korrupsionin dhe marrëveshjen me Jared Kushner.

“Jam shqetësuar nga dhuna në Shqipëri, mendoj që nuk ka justifikim për këtë dhe nuk mendoj që ndihmon protestuesit, në të kundërt, qeveria gjithmonë do të ketë forca më të mëdha dhe njerëzve s’u shërben dhuna. Mendoj se ka shumë pyetje që meritojnë përgjigje, në lidhje me korrupsionin, marrëveshjen e Kushnerit, janë të gjitha pyetje të drejta, por që duhet të drejtohen pa dhunë”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos