Kanë përfunduar përzgjedhjet për konkursin, si dhe çmimet e fotografive për Çmimet Botërore të Fotografisë së Natyrës (World Nature Photography Awards). Në konkurs morën pjesë fotografë amatorë dhe profesionistë, si dhe ekspertë të qëndrueshmërisë. Përzierja ideale është bërë për të shfaqur natyrën dhe bukurinë e saj, por edhe për të rritur ndërgjegjësimin dhe thirrjen për veprim për shëndetin e Planetit dhe banorëve të tij, ndërsa për çdo pjesëmarrës mbillet një pemë.
Trembëdhjetë fotot e mësipërme janë të parat të klasifikuara në kategoritë e tyre përkatëse, të përzgjedhura nga juria mes mijërave të regjistruara. (A2 Televizion)
Kategoria: Sjellja, gjitarët . Kjo foto e Amos Nachoum / World Nature Photography Awards fitoi çmimin e parë të konkursit
Portrete të kafshëve . Foto e Tom Vierus / World Nature Photography Awards
Amfibët dhe zvarranikët-sjellja . Një bretkosë e species Pseudacris regilla e fotografuar në një lule në mes të një parku publik në Kanada: Nga Shayne Kaye / World Nature Photography Awards
Zogjtë -sjellja . Foto në grup me rrjetë ushqimore (trofike): mbetjet e një kafshë të egër gllabërohen nga një griffin afrikan, ndërsa në sfond një dhelpër pret me durim radhën e saj. Fotoja është bërë në Kenia, në rezervatin e kafshëve të egra Masai Mara. © Ashok Behera / World Nature Photography Awards
Jovertebrorët-sjellja. Tre milingona të kuqe shafqin lojën në ekip për të kapërcyer një pjesë të terrenit të vështirë. Ato organizojnë të formojnë një urë, të cilën shoqëruesit e tyre mund ta kalojnë pa u lagur. Foto nga; Ching Leong Teo / World Nature Photography Awards
Arti i natyrës. Kjo është një foto e bërë në Toskanë, një fshat rreth San Quirico d'Orcia, në provincën e Sienës. Nga Federico Testi / World Nature Photography Awards
Njerëzit dhe natyra. Fotografia e bërë nga zvicerania Sabrina Inderbitzi / World Nature Photography
Bimët dhe kërpudhat . Një shtëpi e braktisur në Goa të Indisë, e pushtuar nga bimësia: nga Gautam Kamat Bambolkar / World Nature Photography Awards
Jeta e egër urbane . Vitet e fundit, ujërat përreth Nju Jorkut janë pastruar dhe mbrojtur pjesërisht. Rezultati është që shihen gjithnjë e më shumë kafshë që kanë munguar prej kohësh: si kjo balenë me gunga, e fotografuar në sfondin e horizontit të qytetit. Nga Matthijs Noome / World Nature Photography Awards
Peizazhet dhe mjediset e planetit Tokë. Një fotografi e ishullit jugor “Te Wāhipounamu” në gjuhën Maori, më i madhi nga dy ishujt që përbëjnë Zelandën e Re. Nga Sam Wilson / World Nature Photography Awards
Bardhë e zi. Një dhelpë r arktike. Nga Vince Burton / World Nature Photography Awards
Kafshët në habitatin e tyre. Portreti i një orangutangu të rritur, në një pozë të përsosur për të treguar epërsinë e tij mbi territorin. Nga Thomas Vijayan / World Nature Photography Awards
Lajmi fotografik natyralist. Brenda është një femër orangutange 3 muajshe e shpëtuar nga fshati Blang Pidie në Indonezi, ku u mbajt si kafshë shtëpiake nga një vendas. Në foto ajo shfaqet para operacionit. Nga Alain Schroeder / World Nature Photography Awards