
































Krahas ceremonisë për ndarjen e çmimeve Oscar, kandidaturave për filmat dhe aktorët më të mirë, vëmendje të madhe mori edhe parakalimi i yjeve në Tapetin e Kuq. Për gati tri orë, në Teatrin Dolby, të famshmit ekspozuan veshjet e tyre mahnitëse, stiluar nga disa prej shtëpive të modës më të mëdha në botë.
Mes një numri të madh të ftuarish, kritika përzgjodhi Nicole Kidman si aktoren e veshur më bukur. Me elegancën që e karakterizon gjithmonë, Kidman mbante veshur një fustan të Armani-t. Krahas saj, edhe Zendaya ra në sy për veshjen vezulluese: një fund me gurë dhe këshimë saten nga Valentino.
Yje të tjera, gjithashtu u dalluan për veshjet e tyre të veçanta, në të cilat dominonin ngjyrat e forta, detaje si gurët e çmuar, dantellat apo bizhuteritë. Kristen Dunst, Amy Forsyth dhe fituesja e aktores më të mirë në rol dytësor, Ariana DeBose, kishin përzgjedhur ngjyrën e kuqe, ndërsa Zoe Kravitz dhe Jessica Chastain ngjyra më të lehta.
Sakaq, çështja e luftës në Ukrainë, nuk u anashkalua as në Tapetin e Kuq, pasi disa pjesëmarrës - duke përfshirë Diane Warren dhe Jamie Lee Curtis – shfrytëzuan rastin për të dërguar mesazhe mbështetjeje për popullin e Ukrainës me shirita ose bizhuteri, sipas ngjyrave të flamurit ukrainas. (A2 Televizion)