I shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare, turku arrestohet në Bullgari

Nga A2 CNN
21 Janar 2021, 11:57 | Kronikë
I shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare, turku arrestohet

Një shtetas turk, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare, është arrestuar në Bullgari, njoftoi Policia e Shtetit.

49-vjeçari, Rexhep Ipek, lindur në Turqi dhe banues në Durrës, ka shtetësi shqiptare (është i pajisur me pasaportë shqiptare), pasi ka qenë i martuar me një shtetase shqiptare. Ai u arrestua nga autoritetet bullgare në Sofje dhe u ekstradua për në Shqipëri.

Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, më datë 15.10.2019, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafik i narkotikëve, kryer në formën e posaçme të grupi kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ai ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos