Fjalimi i Trump, demokratët: Presidenti dështoi t'i zgjidhte problemet

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2020, 12:11 | Bota
Fjalimi i Trump, demokratët: Presidenti dështoi t'i zgjidhte

Përgjigja demokrate ndaj fjalimit të presidentit të SHBA Donald  Trump mbi gjendjen e vendit, këtë vit erdhi nga guvernatorja e Miçiganit, Gretchen Whitmer. Ajo akuzoi presidentin se kishte dështuar të zgjidhte problemet e amerikanëve.

“Të tallesh me njerëzit në Twitter, nuk i ndreq urat por i djeg ato. Energjia jonë duhet përdorur për të zgjidhur problemet. Të gjithë demokratët që kandidojnë për presidencën planifikojnë të zgjerojnë kujdesin shëndetësor, por fatkeqësisht Trump ka një plan tjetër. Ai u kërkon gjykatave ta heqin ketë lloj garancie që shpëton jetë", deklaroi guvernatorja Whitmer.

https://a2news.com/2020/02/05/kryetarja-e-dhomes-se-perfaqesuesve-gris-fjalimin-e-donald-trump/

Nja nga pikët më të forta të administratës Trump është ekonomia, por guvernatorja demokrate ka një mendim ndryshe. "Presidenti thotë se ekonomia është e fortë, por pyetja ime është: Për kë? E fortë për të pasurit të cilët po përfitojnë nga shkurtimi I taksave? Ekonomia amerikane duhet të ketë një lloj tjetër force”, shtoi ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos