Pavarësisht nga sa u tha një ditë më parë se në protestën e opozitës nuk do të kishte fjalime politike, ka qenë ish-deputeti Flamur Noka, i cili ka folur para protestuesve.
Ai i ka kërkuar qytetarëve të vijojnë protestën, ndërsa është shprehur se tashmë kryeministria është e rrethuar.
“Ata janë të rrethuar do vijojnë të qëndrojmë në protestë”.
Ndërkohë, nën drejtimin e Lulzim Bashës, qytetarët marshuan rreth godinës së Kryeministrisë e u rikthyen sërish në hyrje të saj. (A2 Televizion)