Flamur Noka: Basha na poshtëroi, as armiku më i madh nuk e kishte cilësuar “llum” bazën e PD

Nga A2 CNN
11 Tetor 2021, 14:38 | Politikë
Flamur Noka: Basha na poshtëroi, as armiku më i madh nuk e kishte

Deputeti Flamur Noka, në dalje të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka lëshuar akuza të rënda ndaj atij që ende formalisht është kreu i partisë së tij, Lulzim Bashës.

“Denoncoj leksikun e ulët të kryetarit të PD-së ndaj qeverisë së Partisë Demokratike, më e suksesshmja në 30 vitet e fundit. Denoncoj poshtërimin që Basha i bëri mbrëmë anëtarësisë dhe elektoratit të PD-së, duke e quajtur llum. Asnjë nuk ka guxuar, as Nano dhe as Rama, ta konsiderojë qeverinë e Sali Berishës dhe bazën  e PD-së si llum, as armiqtë më të mëdhenj".

Noka vijoi duke sqaruar se “mbrëmë, unë i kërkova Bashës që të marrë përgjegjësi, forca jonë po shkon në zgrip, dhe në qoftë se ai e do sadopak këtë forcë, ai duhet të jepte dorëheqjen. Por ai konfirmoi dje se fati i karriges së tij është më i rëndësishëm se fati i demokratëve”.

Sipas deputetit demokrat, Foltorja e Sali Berishës është “zgjidhja, alternativa, i vetmi shans për ta mbajtur këtë forcë të bashkuar”, duke pohuar se procesi i firmave po shkon në mënyrë të shkëlqyer, “sepse baza është qartësisht për një forcë të bashkuar". (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/11/basha-antikushtetues-refuzimi-i-komisionit-hetimor-per-ceshtjen-becchetti-do-te-nxisim-dhe-mbeshtesim-cdo-forme-te-reagimit-qytetar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos