Fluks në Kakavijë, por nuk ka radhë, punohet me 3 sportele

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2022, 09:48 | Aktualitet
Fluks në Kakavijë, por nuk ka radhë, punohet me 3 sportele

Pika e kalimit kufitar të Kakavijës është përballur me fluks të shtuar mjetesh dhe qytetaresh që kalojnë në të dy anët e kufirit. Radhë janë shënuar vetëm mbrëmjen e djeshme ku pala greke punonte me një sportel, ndërsa mëngjesin e sotëm situata është normalizuar dhe të dy policitë punojnë me nga tre sportele. Qytetarët tregojnë se edhe pse fluksi është i lartë, nuk ka patur vonesa.

“Për herë të parë që shoh rregull te dogana greke, punohet me 3 sportele”, thotë një qytetar.

Përgjatë 24 orëve të fundit në Kakavijë kanë hyrë rreth 7000 persona, ndërkohë që kanë dalë nga territori ynë 3400 shtetas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos