
Shëtitjet turistike përgjatë gjirit të Vlorës janë ndër shërbimet më të kërkuara nga turistët vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror. Pas rregullimit me ligj të këtij aktiviteti së fundmi vetë operatorët e turizmit detar kanë krijuar një aplikacion të përbashkët on line me të gjithë operatorët e licencuar, llojet e mjeteve detare që ofrojnë dhe guidat që kryejnë.
Një prej administratorëve të këtyre agjencive tregon për këtë risi dhe lehtësirat që pritet të sjellë, si për operatorët, ashtu edhe për vizitorët.
Këtë vit, shëtitjet turistike detare përgjatë gjrit të Vlorës dhe drejt ishullit të Sazanit dhe Karaburunit, kanë nisur që në muajin prill, ndërsa muajt korrik dhe gusht, pritet të shënojnë një fluks të konsiderueshëm vizitorësh të interesuar për guidën detare. (A2 Televizion)