Flutura Açka për primaret: Kryetarë degësh nga “Foltorja” m’u ankuan për kandidatin që u përzgjodh

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2023, 21:23 | Politikë
Flutura Açka për primaret: Kryetarë degësh nga

Në intervistë për Merita Haklajn, deputetja demokrate Flutura Açka foli me rezerva dhe për procesin e primareve , i cili sipas tij nuk përfaqësoi të gjithë anëtarët e partisë.

Açka tregoi disa raste se kryetarë degësh nga ana e “Foltores” i kishin kërkuar të ndërhynte te Berisha pasi kandidatët që ishin zgjedhur nga primaret, sipas tyre nuk i përfaqësonte.

“Ka një shpërpjesëtim. Nuk ishin të gjithë demokratët. Më erdhën disa kryetarë degësh dhe më thonë si do ta zgjidhim pasi personin që ka dalë nga primaret nuk e duam si kandidat, nuk na përfaqëson dhe më kanë kërkuar që të takohem me Berishën. Kur më kanë ardhur mua dhe kjo bëhet fjalë për 2-3 bashki. Edhe në Elbasan nuk morën pjesë të gjithë demokratët. Nuk kishte kandidat, zëre se ishte i emëruar. Nuk kishte zgjedhje, ishte një kandidat. Në dijeninë time ishin disa kandidatura që donin të hynin në Elbasan. Nuk kam gjë me emrin, por me procesin”, tha deputetja demokrate.

Açka, më tej, kritikoi dhe drejtësinë shqiptare e cila sipas saj në mënyrë të turpshme po zvarrit vendimin që përcakton se kush është drejtuesi i Partisë Demokratike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos