
Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon qeverisë shqiptare që të marrë masa për të ulur përdorimin e euros në ekonomi. Teksa ka mbështetur nismën e Bankës së Shqipërisë për deuroizimin, FMN ka dalë me një kërkesë të qartë për ekzekutivin.
Në raportin për Shqipërinë, theksohet që ndërkohë, që de euroizimi mund të mbështetet nga masat administrative të qeverisë për të nxitur përdorimin e monedhës vendase për vendosjen e çmimeve dhe pagesën e mallrave të patregtueshëm, ky përfshihen pasuritë e patundshme, elektriciteti, akomodimi në hotele etj.
Në raportin për Shqipërinë, FMN ka ripërsëritur apelin për kujdes ndaj PPP-ve, duke nënvizuar rreziqet që ato kanë për buxhetin e shtetit. Fondi Monetar nënvizon se angazhimi i projekteve infrastrukturore përmes PPP-ve ka rezultuar në rritje detyrimeve potenciale, ndërkohë që kontratat janë të hartuara dobët dhe mund të pengojnë efiçencën e investimeve publike. (A2 Televizion)