FMN në Tiranë, sot konferencë e përbashkët me Financat dhe Bankën e Shqipërisë

Nga A2 CNN
12 Tetor 2021, 11:17 | Ekonomi
FMN në Tiranë, sot konferencë e përbashkët me Financat

Fondi Monetar Ndërkombëtar do të mbajë sot një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministren e Financave dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë. Ky takim vjen në përfundim të misionit të radhës të FMN në Tiranë, ku ekipi ndërkombëtar ka diskutuar me zyrtarët vendas për të mbledhur informacion mbi zhvillimet e fundit ekonomike.

Shefja e misionit pritet të flasë për shëndetin e financave publike dhe të ekonomisë shqiptare, teksa vendi përballet me një valë rritjeje çmimesh, por edhe me krizën energjetike që ka shtrenjtuar ndjeshëm importin.

Në takimet e kaluara, FMN kishte nxitur qeverinë të ruante një fond kontigjence për t’u përballur me kriza të tilla; ndërsa kishte apeluar vazhdimisht për kontrollin e nivelit të borxhit publik.

Pak ditë më parë, Banka Botërore uli pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë në dy vitet e ardhshme, në 3.8% dhe 3.7%, ndër normat më të ulëta në rajon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos