Fokusi te “14 Maji”, Alibeaj mbledh në selinë e re Kryesinë

Nga A2 CNN
20 Mars 2023, 17:33 | Politikë
Fokusi te “14 Maji”, Alibeaj mbledh në selinë e re

Enkelejd Alibeaj ka mbledhur në selinë e re, Kryesinë e Partisë Demokratike dhe deputetët që bëjnë pjesë në grupimin e tij. Mësohet se tema ku do të fokusohen diskutimet në këtë takim janë zgjedhjet vendore të 14 majit.

Të pranishëm në mbledhje janë deputetët Eralda Tase Bane, Orjola Pampuri, Dhurata Çupi, Zheni Gjergji, Ferdinand Xhaferraj, Bledion Nallbati, Gazment Bardhi, Kreshnik Çollaku, Merita Bakiu,  Selaudin Jakupllari, Lefter Gështenja, Dashnor Sula, Andia Ulliri dhe Arbi Agalliu.

Kurse nga Kryesia dhe grupet e Punës, të pranishëm janë Taulanta Jupi, Indrit Sefa, Roland Bejko Xhemal Bushati, Fitim Zekthi, Jonila Godole,  Taulant ZeneliM Marash Logu, Agron Kapllanaj, Endri HasA, Bujar Hoxha dhe Xhemal Gjunkshi.

Kujtojmë se tanimë Partia Demokratike zyrtare e Shqipërisë nën drejtimin e Enkelejd Alibeaj ka seli të re.

Me argumentin se nuk duan të kenë një “8 Janar” të dytë, grupimi Alibeaj ka zgjedhur të marrë zyra të reja, adresën e të cilave e shënoi edhe tek deklarata solemne që depozitoi në KQZ për regjistrimin e PD-së në zgjedhje.

Godina ndodhet pranë Kryesisë së Kuvendit, rruga “Donika Kastrioti”, hyrja e parë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/18/pd-me-seli-te-re/

A2 CNN Livestream

Latest Videos