“Foltorja” me gratë demokrate, Berisha: Yuri Kimin do e pranoj në seli kur të kërkojë falje

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2021, 18:33 | Politikë
“Foltorja” me gratë demokrate, Berisha: Yuri Kimin do e pranoj

Foltorja e radhës e Sali Berishës u zhvillua në praninë e një të ftuare të veçantë për ish-kryeministrin, bashkëshorten e tij Liri Berisha.

Para Lidhjes Demokratike të Gruas, ish-kryeministri i ktheu një përgjigje ambasadores Yuri Kim, e cila disa ditë më parë deklaroi se nuk do të pranonte kurrë, të zhvillonte një takim me Sali Berishën. “Do ta pranoj në seli nëse I kërkon falje demokratëve”, tha Berisha.

Grave demokrate, Berisha u foli për detaje që, sipas tij, i ka zbuluar nga diskutimet Basha-Kim në selinë blu.

“U them se burime amerikane më informonin mua se ky i thotë ambasadores “të dalim nga zyra se kemi regjistrues nga Berisha”, se më ka futur Berisha regjistrues dhe të bisedojmë jashtë. A mund ta imagjinoni ju një gjë të tillë?”, u shpreh Berisha.

Një kërkesë të veçantë, Berisha ka për sekretarin e përgjithshëm Gaz Bardhi dhe nënkryetarët e partisë Demokratike. “Të japin dorëheqjen se janë zgjedhur në kundërshtim me statutin”, shtoi Sali Berisha.

Në Foltoren me gratë, ish-kryeministri ftoi të gjithë delegatët që të marrin pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit, ndërsa deklaroi se do të pranohen dhe ata që nuk kanë firmosur për mbajtjen e tij.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos