
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video të transformimit të lagjes më të re të ndërtuar në zonën e Vaqarrit për banorët e prekur nga tërmeti shkatërrimtar i dy viteve më parë.
Një ditë më parë kreu i qeverisë së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ishte i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të banesave të reja për familjet e dëmtuara nga tërmeti.
Në video shfaqet minutë pas minutë i gjithë transformimi i zonës, deri në ndërtimin përfundimtar të shtëpive të reja. (A2 Televizion)