All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Fondacioni i Bill Gates dhuron 250 milionë dollarë: Vaksina të shkojë në çdo cep të globit

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2020, 20:33 | Bota
Fondacioni i Bill Gates dhuron 250 milionë dollarë: Vaksina të
All - Paragraf - 1

Melinda Gates, bashkë-kryetare e Fondacionit Bill dhe Melinda Gates, tha se ajo dhe bashkëshorti i saj, Bill Gates kanë biseduar me presidentin e zgjedhur amerikan, Joe Biden drejtpërdrejt për pandeminë e koronavirusit.

Melinda sqaroi se është shumë më optimiste për kreun e ri të shtetit dhe task forcën e re anti-Covid.

All - Paragraf - 3

Teksa premtoi 250 milion dollarë të tjerë në luftën kundër koronavirusit, Melinda sqaroi se shqetësimi i saj më i madh tani për tani është marrja e vaksinave në "cepat e largët të globit".

"Të gjithë kanë nevojë për këtë vaksinë. Nëse e marrin vetëm në vendet me të ardhura të larta, kjo sëmundje do të kërcejë, ne do të shohim dyfish më shumë vdekje”, tha ajo.

Melinda sqaroi se financimi i ri do të shkojë për blerjen e 200 milionë dozave për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

All - Paragraf - 6

"Bota duhet të mbledhë më shumë para për t'u siguruar që vendet me të ardhura të ulëta mund të marrin vaksinën," tha ajo. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos