
Kryetarja e KLGJ Naureda Llagami tha ne Kuvend se ka kërkuar fondet për të marrë stafetën për procesin e vlerësimit për gjyqtarët, siç e parashikon Kushtetuta, por nuk ka marrë aprovimin e ministrisë së Financave. Opozita në Komisionin e Ligjeve pyeti se pse fondet për vetingun janë akorduar vetëm për institucionet ekzistuese, edhe përtej afatit që mbaron në mes të vitit.
Mediu: Kushtetuta ju ka ngarkuar detyrën që të vazhdoni procesin e vetingut. A keni parashikuar kapacitete të nevojshme për ta kthyer këtë proces dhe sa kosto financiare ka?
Llagami: Këshilli ka qenë i vetëdijshëm mbi detyrimet që burojnë nga neni 109 i kushtetutës dhe kemi ngritur një grup të posaçëm pune për të përllogaritur kostot e burimeve njerëzore dhe financiare përsa i përket gjysmës së dytë të 2022-it, kohë në të cilën prezumohet që i merr detyrat KLGJ. Nga ajo që na rezulton nuk është marrë parasysh nga Ministria, por kurrsesi Këshilli nuk e ka adresuar.
Alibeaj: Me ç’të drejtë juve nuk akordoni mbështetje financiare për një funksion kushtetues shumë të rëndësishëm siç është vetingu, KLGJ-së?. (A2 Televizion)