Kuvendi kërkon opinionin e Komisionit të Venecias për afatet e organeve të vetingut

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2021, 15:48 | Politikë
Kuvendi kërkon opinionin e Komisionit të Venecias për afatet e

Kuvendi do t’i kërkojë një tjetër opinion Komisionit të Venecias, kësaj here në lidhje zgjatjen e afateve të organeve të vetingut. Kjo kërkesë u miratua nga mazhoranca socialiste në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit me abstenimin e Fatmir Xhafajt, i cili fillimisht kërkoi të sqarohen arsyet e mospërfundimit të procesit.

Mbledhja u zhvillua pa praninë e opozitës, e cila më herët kishte kërkuar unifikimin e nismave të saj, si vetingu i politikanëve me atë të mazhorancës për vetingun në drejtësi, kërkesë kjo e refuzuar nga socialistët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos