
Revista amerikane “Forbes” ka publikuar listën e personave më të pasur në botë, të cilët sipas saj gjithashtu kanë një ndikim shumë të madh në ekonomi dhe aspektet e tjera të jetës publike.
Këtë vit, lista që përfshin në total 2640 persona udhëhiqet nga CEO i Teslës, Elon Musk, i cili vetëm në muajin qershor arriti të kalonte manjatin francez, Bernard Arnault.
Me një pasuri që vlerësohet të jetë rreth 238 miliardë dollarë. Musk është personi më i pasur në botë, një pozicion që ai e mbajti edhe për pjesën më të madhe të vitit 2022.
Ajo që bie në sy në këtë renditje është rikthimi në 10 të parë e Mark Zuckerberg, i cili korri ndjeshëm fitime falë rritjes së aksioneve të META.
Më poshtë janë 10 njerëzit më të pasur në botë që nga 1 shtatori 2023, sipas Forbes, të cilët janë të gjithë burra.
1. Elon Musk - Pasuria: 248,8 miliardë $ -Mosha: 52 vjeç - Burimi: Tesla, SpaceX - Shteti: SHBA
2. Bernard Arnault - Pasuria: 208 miliardë $ - Mosha: 74 vjeç - Burimi: LVMH - Shteti: Francë
3. Jeff Bezos - Pasuria: 160,9 miliardë $ - Mosha: 59 vjeç - Burimi: Amazon. Shteti: SHBA
4. Larry Ellison - Pasuria: 152,3 miliardë $ - Mosha: 79 vjeç - Burimi: Oracle - Shteti: SHBA
5. Warren Buffett - Pasuria: 121,1 miliardë $ - Mosha: 93 vjeç - Burimi: Berkshire Hathaway - Shteti: SHBA
6. Bill Gates - Pasuria: 115,1 miliardë $ - Mosha: 67 vjeç - Burimi: Microsoft - Shteti: SHBA
7. Larry Page - Pasuria: 114,6 miliardë $ - Mosha: 50 vjeç - Burimi: Google - Shteti: SHBA
8. Sergey Brin - 108,8 miliardë $ - Mosha: 50 vjeç - Burimi: Google - Shteti: SHBA
9. Mark Zuckerberg - Pasuria: 105,2 miliardë $ - Mosha: 39 vjeç -Burimi: Facebook - Shteti: SHBA
10. Steve Ballmer - Pasuria: 101 miliardë $ - Mosha: 67 vjeç - Burimi: Microsoft - Shteti: SHBA
(A2 Televizion)