Gjëja e parë që duhet të bëni për të qenë më të suksesshëm se të tjerët

Nga A2 CNN
1 Shtator 2023, 17:16 | Lifestyle
Gjëja e parë që duhet të bëni për të

Vetëbesimi mund të bëjë vërtet mrekulli. Është çelësi për të marrë vendime të rëndësishme, për t’u dukur i besueshëm dhe për të fituar besimin e të tjerëve, është gjithashtu elementi kyç që do t’ju çojë drejt suksesit.

Nëse nuk do të kishin besim, njerëzit më të suksesshëm në botë nuk do të kishin pasur karrierat që gëzojnë sot. Nga Tim Cook i Apple deri te Warren Buffett, të gjithë ata e dinin se sa vlenin dhe besonin fort në aftësitë e tyre.

Sipas ekspertes së lidershipit, Bonnie Lowe-Cremen , veçanërisht kur bëhet fjalë për vendin e punës, “ata do të preferojnë personin me vetëbesimin më të lartë dhe ndoshta më pak aftësi, mbi personin më të aftë të cilit i mungon vetëbesimi”. Dhe për të treguar se e vlerësoni veten, duhet të bëni vetëm një gjë.

Ndaloni së kërkuari falje pa asnjë arsye. Shumë shpesh ne themi “Më fal” në mënyrë spontane, edhe kur nuk është faji ynë, por kjo është e gabuar pasi na bën shumë të dobët.

Kur ne ndryshojmë sjelljen tonë dhe bëhemi më të drejtpërdrejtë, duke kërkuar falje vetëm kur kemi faj, fjala jonë, puna dhe reputacioni ynë do të vlerësohen më shumë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos