
Bizneset eksportuese shqiptare kërkojnë ndihmën e institucioneve financiare ndërkombëtare për zhvlerësimin e euros.
Në një letër dërguar Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore dhe asaj Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, eksportuesit kërkojnë një analizë të tregut valutor në vend.
Shoqata e sipërmarrjeve ekspertuese vlerëson se luhatjet në tregun valutor, me mbiçmimin gati të panatyrshëm të lekut mund të vijojnë, ndaj edhe nevojitet ekspertiza e këtyre institucioneve për të zbardhuar se çfarë realisht po ndodh me kursin e këmbimit. (A2 Televizion)