
Festa e papërmbajtshme dhe e cilësuar vulgare e Diego Simeones në fitoren e Atletico Madrid-it ndaj Juventusit, ka shkaktuar mjaft polemika.
“Nuk synoja të bëja polemika. Ndoshta nuk ishte një gjest i bukur, por i’u drejtova tifozëve tanë, për të treguar se kjo skuadër ka këllqe”, ishin fjalët e trajnerit të Atleticos. Kjo nuk është hera e para që “El çolo” bën një veprim të tillë. Të njëjtin reagim ai e ka shfaqur edhe në “El Clasikon” ndaj Realit, apo edhe në periudhën kur ishte futbollist i Lazios. (A2 Televizion)