
Sergio Perez është fituesi i “Çmimit te Madh te Sakhirit”. Gara e dytë me radhë në Bahrein dhuroi shumë surpriza duke nisur nga xhiro e pare, ku pas një kontakti Maks Vershtapen dhe Charles Leclerc përfunduan jashtë piste.
Perez, piloti meksikan i “Racing Point” arriti një sukses të jashtëzakonshëm në një garë ku pas startit e pa veten në vendin e fundit. Pas tij në podium u ngjitën Esteban Oxon me Renault dhe Lens Stroll në vendin e tretë, piloti tjetër i “Racing Point”.
I pafat George Russell, piloti që zëvendësoi Lewis Hamilton. Britaniku e mbylli garën i nënti pasi dominoi pjesën më të madhe të saj. Një pozicion mbi të u rendit piloti tjetër i Mercedes, Valteri Botas. (A2 Televizion)