Formula 1 gati për startin në Austri

Nga A2 CNN
29 Qershor 2020, 15:55 | Sporte të tjera
Formula 1 gati për startin në Austri

Formula 1 përgatitet të nisë Botërorin 2020, që për shkak të koronavirusit do të jetë shumë ndryshe nga e kaluara.

Këtë javë zhvillohet gara e parë në Austri, aty ku do të zhvillohen dy garat e para sezonale pa spektatorë. Ky duhej të ishte edicioni me rekordin e 22 garave, por që u shty prej pandemisë, ndërsa ishte parashikuar të niste më 15 mars me garën hapëse në Australi.

Tashmë, Formula 1 do të nisë nga Austria, të dielën e 5 korrikut. Një javë më pas, po në të njëjtën pistë do të zhvillohet edhe gara e radhës. Kjo është hera e parë në histori që një cirkuit mirëpret dy gara të kampionatit në të njëjtin sezon, hera e parë që Botërori do të nisë në Austri dhe hera e parë që Formula 1 zhvillohet pa spektatorë.

Më tej, 10 skuderitë pjesëmarrëse do të spostohen në Hungaroring, për Çmimin e Madh të Hungarisë më 19 korrik, përpara dy garave të tjera radhazi në Silverstone, në Britaninë e Madhe, kalimit në Çmimet e Mëdha të Barcelonës dhe SPA në Belgjikë dhe dy garave të tjera radhazi në Monza të Italisë.

Formula 1 shpreson që në këtë sezon të ndikuar nga pandemia të zhvillojë 15 deri më 18 gara, duke planifikuar mbylljen e kampionatit me garën në dhjetorit në Abu Dhabi, pasi të jetë garuar edhe në Bahrein.

Deri më tani janë anuluar garat ne Australi, Monaco, Holandë dhe Francë, ndërsa konkurrimi në 10 shtete të tjera, mes të cilave Singapori, Shtetet e Bashkuara dhe Brazili mbetet ende i pasigurt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos