
Edhe pse ende nuk ka nisur, gara e Kanadasë në Formula 1 paraqitet tejet e vështirë për Charles Leclerc. Pas dy provave të para të lira, Ferrari vendosi të ndryshojë çentralinon e makinës me numrin 16. Sipas rregullores, kjo ndërhyrje në motor do ta penalizojë pilotin me zbritjen e dhjetë pozicioneve në startin e garës. Megjithatë, situata mund të vështirësohet edhe më tepër.
Në skuderinë “kokëkuqe” po mendojnë të zëvendësojnë edhe turbon e motorit. Kjo ndërhyrje e dytë do të bënte që Leclerc ta niste garën nga vendi i fundit. Një mision tejet i vështirë, pas tërheqjes në Baku për shkak të problemeve në motorin e makinës Ferrari.
Leclerc ka fituar 2 nga 9 garat e deritanishme të këtij sezoni dhe renditet në vend të tretë në klasifikimin e pilotëve, me 166 pikë, 34 pas kryesuesit Max Verstappen dhe 13 pas Sergio Perez të vendit të dytë. (A2 Televizion)