Nga yll i NBA, në lypës, historia e trishtë e ish-mikut të LeBron James

Nga A2 CNN
14 Qershor 2022, 11:15 | Sporte të tjera

Një video është shfaqur së fundmi në rrjetet sociale dhe u bë menjëherë virale, pasi tregonte një ish-yll të basketbollit, që tashmë ka përfunduar në rrugë si lypës.

Në filmimin e bërë nga një kalimtar në një rrugë në Virginia, tregohet ish-lojtari i NBA, Delonte West, i cili 10 vite më parë ishte idhulli i shumë ndjekësve të basketbollit, ndërsa luante përkrah LeBron James te Cleveland Cavaliers.

Problemet me drogën dhe pasojat e saj në shëndetin mendor, duket se janë problemet e degradimit të West, i cili disa muaj më parë ishte shprehur se do të rikthehej në ligën 3x3, ku grumbullohen ish-lojtarët e NBA, ndërsa tani kërkon lëmoshë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos