
Toto Wolff ka zgjatur edhe për tri vite rolin e tij si drejtuesi kryesor dhe CEO i skuadrës së Mercedes në Formula 1.
Rinovimin e marrëveshjes e konfirmoi vetë skuderia gjermane, si pjesë e ristrukturimit të saj, ku kompania e prodhimit të kimikateve, INEOS, bëhet ortake brenda skuadrës me 33% të aksioneve.
Sipas kushteve të marrëveshjes, Daimler, që ka në pronësi Mercedes, do të ulë kuotat e saj (momentalisht zotëron 60%), ndërsa Wolff do të rrisë pjesën e tij, duke krijuar një ndarje të barabartë mes partnerëve, ku secili do të ketë 1/3-ën e aksioneve. (A2 Televizion)