
YouTuber-i famshëm, Jake Paul, po përpiqet të përfitojë nga suksesi i tij prej fillestari në ring duke sfiduar ish-kampionin e UFC-së, Conor McGregor.
Me një video të postuar në mediat sociale, Paul sfidoi publikisht McGregor, dhe i ofroi atij 50 milionë dollarë për të luftuar me të në një ndeshje boksi.
"Ekipi im ju dërgoi një ofertë prej 50 milionë dollarësh këtë mëngjes", tha Paul në video.
"50 milionë dollarë para të thata, oferta më e madhe që ju është ofruar ndonjëherë. Por, ju keni frikë të më luftoni, Conor!", dëgjohet të thotë ai.
Paul është ndeshur vetëm dy herë në mënyrë profesionale, dhe të dyja herët ka fituar me më pak se dy raunde.
Ndërsa, një nga figurat më të njohura të UFC-së, Conor McGregor, momentalisht është tërhequr nga ndeshjet dhe ende nuk dihet nëse do ta pranojë ofertën. (A2 Televizion)